INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Etna shpërthen me flakë, turistët shijojnë krateret [VIDEO]

Publikuar më: 10:13 27-05-2016

Shpërthen përsëri Etna, vullkani më i lartë i Evropës. Gjatë natës së shkuar dhe sot, nga Etna dolën gjuhë të mëdha flakësh. Etna, 3300 metra e lartë, është vullkani më aktiv i kontinentit, që shpërthen disa herë gjatë vitit. Qindra mijëra turistë nga gjithë bota shkojnë në Siçili për të parë krateret e Etnës. Por vetëm pak janë me fat që të jenë të pranishëm për të parë nga afër aktivitetet vullkanike.

Shpërthimi i tanishëm nuk shkaktoi ndonjë ndërprerje të aeroportit të Katanias aty pranë, pasi sasia e hirit të lëshuar ishte e vogël. Mali Etna mendohet të ketë historinë më të vjetër të dokumentuar të shpërthimeve, se sa çdo vullkan tjetër në botë.

Për herë të parë shpërthimi i tij vullkanik është regjistruar në vitin 425 para erës sonë. Hera e fundit që zonat përreth janë rrezikuar ka qënë në vitin 1992, kur llava iu afrua deri në 850 metra zonave të banuara.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040721893310547