Vullkani Etna herë pas here shkakton frikë në Itali me shpërthime të cilat kanë edhe pasoja për zonat që preken.
Mbrëmjen e djeshme janë regjistruar disa shpërthime , e karakterizuar nga një aktivitet intensiv ,Fenomeni, i përqendruar në zonën e lartë të shkretëtirës së vullkanit, shoqërohet nga një emetim i fortë i hirit.
Gjatë natës aeroportet e Catania dhe Comiso (Ragusa) u mbyllën për tu rihapur pas disa orësh me veprime të reduktuara pasi priten të tjera shpërthimme.
Sistemi vullkanik duket të jetë "i ngarkuar" me energji, siç dëshmohet nga niveli i lartë i dridhjeve në kanalet magmë të brendshme të regjistruara nga Observatori Engv Etnean i Catania.
Por krahas frikës së shkaktuar fotot e marra pranë vullkanit janë me të vërtetë spektakolare.