Pas sfidës me Spanjën ka folur për mediat dhe portieri i kuqezinjëve Etrit Berisha, Berisha tha për “TVSH” se skuadra duhet të ishte në gjendje përfekte që të fitonte.
“Ne u munduam që të bënim presing larg dhe ta marrim topin për të rrezikuar me kundërsulme, por nuk e arritëm, sidomos në minutat e para kishim shumë vështirësi. Nuk e bëmë detyrën tonë. Duhet të ishim perfekt në një ndeshje si kjo me Spanjën. Krijuam shumë shanse për gol dhe për të rihapur lojën, por nuk ia arritëm deri në fund” deklaroi ai.