IN SPORT
Etrit Berisha huazohet te Atalanta

Etrit Berisha huazohet te Atalanta

Publikuar më: 10:18 01-09-2016

Ndërsa portieri ishte në Shkodër në përgatitjet e fundit për miqësoren me Marokun, mediat italianë dhanë lajmin e huazimit të tij nga Lazio te Atalanta.

Padyshim një zhvillim pozitiv ky për portierin e kombëtares që pas 3 vjetësh te Lazio huazohet në Bergamo, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë portieri i parë i zikaltërve si zgjedhja e preferuar e trajnerit të tij të ri, Gasperini.

Te Atalanta padyshim do të ketë shansin për të treguar më së miri vlerat e tij sërish në Serinë A, duke qenë se mediat italiane e japin drejt largimit portierin aktual të ziklatërve, Sportiello i cili ka prishur përfundimisht raportin me trajnerin Gasperini.

Kjo lëvizje e Berishës është njëkohësisht edhe një lajm i mirë për Gianni De Biasin dhe kombëtaren, duke qenë se portieri do të jetë në aktivitet të plotë për sa i përket aktivizimit gjatë edicionit të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040309429168701