INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Etrit Berisha: Luajtëm shumë mirë, duhet t’i finalizojmë rastet

Etrit Berisha: Luajtëm shumë mirë, duhet t’i finalizojmë rastet

Publikuar më: 22:41 09-10-2017

Pas humbjes me Italinë ka folur për mediat dhe portieri i kuqezinjëve, Etrit Berisha. ”Gardiani” tha për TVSH se ekipi duhet të shënojë në rastet e shumta që krijon, pasi ky është gabimi kryesor i kuqezinjëve.

”Të them të drejtën takova shumë shokë dhe ish-shokë skuadre. Ishte një ndeshje e ekuilibruar.

Luajtëm shumëmirë, por janë gjërat e veçanta që bëjnë ndryshimin e një loje. Ishte një kros, që një mungesë vëmendje e jona bëri që ta pësojmë. Goli ishte shumë i evitueshëm.

Duhet ta shohim ndeshjen me pozitivitet. Duhet që të shënojmë. Ndeshjet fitohen me gola. Nëse nuk shënon bje dhe psiqikisht, mendoj që duhet të punojmë më shumë për të shënuar. Kishim dy ndeshje shumë të fortë, si me Spanjën si me Italinë, por nuk ishte lodhja faktori që humbëm, por duhet të jemimë të vëmendshëm.

E kemi bërë dhe në të kaluarën këtë gabim dhe sduhet ta bëjmë më.

Jam munduar që të jem i përqëndruar, nuk bën dallim mes Panuçit dhe De Biasi, por kam mësuar nga përvoja.

Kur vjen për Kombëtaren do të japësh më shumë se 100% dhe emocionohesh.”

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773