INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Etrit Berisha: Më vjen keq që na barazuan me penallti, por futbolli kështu është

Etrit Berisha: Më vjen keq që na barazuan me penallti, por futbolli kështu është

Publikuar më: 22:54 05-09-2017

Ishte padiskutim më i miri në fushë për Shqipërinë ku fatkeqësisht u mposht vetëm nga pika e bardhë e penalltisë. Me shumë pritje deçizive ndeshjen e sotme, portiere Etrit Berisha, u shpreh i zhgënjyer për mënyrën se si erdhi goli i barazimit nga maqedonasit dhe theksoi se do donte ta shikonte edhe njëherë atë rast të dyshimte.

“Më vjen shumë keq për nga mënyra sesi erdhi ai gol i barazimit, pikërisht nga penalltia. Ishte një moment i dyshimtë, sepse Roshi nuk ishte i interesuar për të prekur topin me dorë. Jam i kënaqur me pjesën e dytë, sidomos me hedhjen në fushë të Memushajt dhe Bashës, që i dhanë qetësi ekipit. Kishim mundësi për të mbyllur lojën që më herët me atë rastin që pati Sadiku, por futbolli kështu është.
Çfarë i thashë gjyqtarit në momentin e penalltisë? Ai më tha që ishte 11-metërsh, por unë i sqarova se Roshi nuk kishte qëllim të ndalte topin me dorë. Por, vendimi i tij ishte i prerë dhe nuk e ndërroi”, tha Etrit Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611