INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Etrit Berisha mund të lërë kombëtaren pas Europianit

Etrit Berisha mund të lërë kombëtaren pas Europianit

Publikuar më: 20:56 25-05-2016

Ditën e sotme, gjatë grumbullimit në Austri, rradhën për konferencë e kishte gardiani ynë i portës, Etrit Berisha, dhe mesfushori Ledian Memushaj.

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është shprehur se nuk ka vendosur akoma nëse do të jetë pjesë e Shqipërisë edhe pas Europianit.

Portieri që luan me skuadrën e Lazios ka lënë të hapur mundësinë për tu rikthyer te Kosova, përfaqësuese për të cilën ka luajtur para se të veshte fanellën e kombëtares shqiptare.

“Për mua, ka qenë nder që të përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Tani që është bërë kjo ndarje, nuk ndjehem në maksimum, pasi edhe po shkova te Kosova, ose të rri të Shqipëria, për mua do të jetë një lloj zhgënjimi apo nuk do të ndjehem edhe aq mirë. Kjo është një situatë e vështirë për mua. Kam qenë më parë me Kosovën, pastaj me Shqipërinë. Për mua më e mira është që të mund t’i përfaqësoj të dyja. Mendoj që vendimet për këtë do t’i marr, apo do t’i marrim, pas Europianit”, u shpreh ai.

Ndërsa, Ledian Memushaj deklaroi se skuadra duhet të përgatitet sa më mirë për Evropianin e Francës por do të jetë De Biasi ai që do të bëjë zgjedhjet përfundimtare.

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752