Eugent Bushpepa është këngëtari që do të na përfaqësoj në edicionin e rradhës të Festivalit Evropian të Këngës. Si asnjëherë tjetër kënga e tij është duartrokitur gjatë në sallën e Pallatit të Kongreseve duke mos pasur kontestime për këngën fituese siç ndodh shpesh ne festivalet tona. Festivali i 56 i Këngës solli në finalen e tij edhe artistë të tjerë si Mariza Ikonomi, Redon Makashi, Elton Deda, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Rezarta Smaja, Luiz Ejlli etj
Vendin e dytë e zuri kënga “Ekziston”, e kënduar nga Redon Makashi ndërsa vendin e tretë e fitoi kënga “Piedestal” e kënduar nga Inis Neziri.
Për herë të parë janë realizuar dy nete post-festival ku gazetarët e mediave diskutuan rreth eventit. Moderatori i IN Tv Ermal Peçi ishte prezent në te dyja netët televizive ndërsa ajo që ra dje në sy ,e komentuar edhe prej tij LIVE, ishte largimi i artistëve të tjerë garues nga post festivali. Menjëherë pas shpalljes së triumfit, shumë prej tyre jane larguar nga salla duke mos pranuar të komentojnë mbrëmjen dhe fituesin.
Por si reagoi Eugenti në momentin kur e shpallën fitues të festivalit? IN Tv ju sjell një video ekskluzive: