Ylli i Realit të Madridit tani është një frymëzim jo vetëm për futbollin por edhe për industrinë e pornos.
Sipas Pornhub, futbollisti i Realit, Cristiano Ronaldo është një ndër emrat më të kërkuar në faqet pornografike dhe për të përfituar nga rritja e interesit në publik për Euro 2016, një kompani portugeze e filmave me pullë të kuqe ka menduar si marketing përdorimin e emrit të tij. Filmi titullohet “The Ronaldas” dhe vjen me përshkrimin: “Të sulmosh apo të mbrohesh? Në film luajnë pornostarët Scarlet Johnson, Sonia Kel dhe Diana, që të trija emra që nuk mund t’i kërkoni në Google nëse nuk jeni mbi 18 vjeç. Duhet thënë se Ronaldo nuk do të marrë pjesë në film dhe as ka një bekim nga ana e tij për produksionin e “Las Ronaldas”. "Ronaldo është një lojtar i njohur në të gjithë botën dhe emri i tij do të na ndihmojë që filmi të shitet përtej kufinjve” ka thënë producenti i filmit porno, Carlos Ferreira.