Armiqësinë mes Serbisë dhe Shqipërisë duket se futbolli do ta kthejë në miqësi. Kështu, sapo ta shihni këtë foto do ta kuptoni se diçka nuk shkon. Por, shqiptarët dhe serbët në Preshevë janë bashkuar për të bërë tifo për Kombëtaren Shqiptare duke pozuar me flamujt e të dy vendeve.
“Edhe pse duket e çuditshme, shqiptarët kanë patur tifozë edhe në vendin tonë. Në rrjetet sociale është paraqitur një fotografi në të cilën shihen tifozët serbë dhe shqiptarë të cilët sëbashku bëjnë tifo për të zgjedhurit e Gianni De Biasit”, shkruan një media serbe. “Në Francë nuk janë lojtarët tanë, prandaj bëhet tifo për ndonjë përfaqësues tjetër. Disa duket se e kanë zgjedhur Shqipërinë”, shprehet i njëjti burim.