Dy kartona të verdhë e penalizuan Kapitenin e Kombëtares Lorik Canën me përjashtim nga loja.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare mori kartonin e parë të verdhë në minutën e 23-të, ndërsa në një moment të dytë ai u tregua i pavëmendshëm. Cana ka marrë edhe kartonin e dytë, pasi ka ndalur qëllimisht topin me dorë në vijën e 16 metërshit. Prekjen e topit me dorë në një moment rrëzimi, arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë dhe ky ishte i dyti karton për të, ndaj Cana e la fushën në minutën e 37’-të.