INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Euro 2016”, ky aplikacion mund t’ua shpëtojë jetën

“Euro 2016”, ky aplikacion mund t’ua shpëtojë jetën

Publikuar më: 13:38 08-06-2016

Aplikacioni i quajtur "SAIP" do të lançohet para “Euro 2016”, që fillon të premten.

Qeveria e Francës ka krijuar një aplikacion për telefon me të cilin mund të lajmërojë publikun në rast të një sulmi terrorist.

Ai ka për qëllim që t’i lokalizojë përdoruesit “në rast të një dyshimi për sulm”, ka thënë ministri i brendshëm, në një komunikatë.

Qeveria po ashtu ka theksuar se aplikacioni ishte zhvilluar pas sulmeve të nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona. Të martën, zyra e jashtme e Britanisë, paralajmëroi se stadiumet, zonat e tifozëve dhe transporti publik janë caqe të mundshme për sulme gjatë garës së futbollit.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të marrin paralajmërime në tetë zonë të ndryshme gjeografike, përveç lokacionit të tyre të momentit. Paralajmërimet përmbajnë një mbishkrim të shkurtër të asaj që ka ndodhur dhe këshilla se si të qëndrojnë të sigurt.

Article Logic
Execution time: 0.0032358169555664