INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro 2016: Sot tre sfida të mëdha, pritet spektakël në ditën e katërt të Evropianit

Euro 2016: Sot tre sfida të mëdha, pritet spektakël në ditën e katërt të Evropianit

Publikuar më: 11:47 13-06-2016

Kampionati Evropian Francë 2016, do të vazhdojë sot me ndeshjen Spanjë-Republika Çeke në orën 15:00. Spanja ka fituar tre dhe ka barazuar një ndeshje në përballjet me Republikën Çeke. Ndërkohë që ndeshja e sotme është e para midis këtyre dy skuadrave në një aktivitet evropian. Për Spanjën është e hera e dhjetë që merr pjesë në finalet e një evropiani, madje kanë fituar dy edicionet e fundit, 2008 e 2012, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë e këtij aktiviteti. Spanja do të luajë në sulm me treshen: Pedro, Morata, David Silva.

Në orën 18:00 luhet Irlandë-Suedi. Në përballjet midis tyre, Suedia ka fituar 5, barazuar dy dhe humbur 3 ndeshje kundrejt Irlandës. Kjo është hera e parë që këto skuadra ndeshen në një Evropian.

Mbrëmja e sotme e evropianit do të mbyllet me sfidën Belgjikë-Itali, e cila nis në orën 21:00. Italia është një nga katër skuadrat së bashku me Austrinë, Anglinë dhe Rumaninë, që janë ende të pamundura që nga faza e kualifikimit për në këtë evropian. Ndërsa Belgjika ka humbur 5 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura për në evropian.

Italia ka fituar 2 dhe ka barazuar një ndeshje në përballjet me Belgjikën në aktivitetet e mëdha ndërkombëtare. Belgjika ia ka besuar sulmin Lukakut, të ndihmuar nga Mertens, De Bruyne dhe Hazard. Ndërsa Italia luan me dy sulmues, Pele dhe Eder.

Article Logic
Execution time: 0.0039191246032715