IN SPORT
Euro 2016: Spanja e nis me fitore, mposht 1-0 Çekinë

Euro 2016: Spanja e nis me fitore, mposht 1-0 Çekinë

Publikuar më: 16:56 13-06-2016

Kombëtarja Spanjolle e drejtuar nga tranjeri Del Bosque e ka nisur me fitore Kampionatin Europian, duke mposhtur minimalisht 1-0 Çekinë, me një gol të shënuar nga Gerard Pique në minutat e fundit të ndeshjes. Djemtë e Del Bosque mbizotruan një përqindje të lartë të mbajtjes së topit, ndërsa Çekia kërkonte ta ndëshkonte me anë të kundërsulmit. Megjithatë pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Morata, Silva e Nolito që ishin në sulmin e Spanjës nuk arritën të gjenin golin.

Edhe në pjesën e dytë ishte thuajse e njëjta mënyrë loje nga të dyja ekipet deri 3 minuta para fundit të takimit, kur Pique gjen golin e avantazhit dhe të tre pikëve të para në këtë ndeshje. Iniesta dhuron një asist perfekt për shokun e tij te Barcelona, i cili me kokë mposht portierin Cech.

Të dëshpëruar në fundin e takimit, çekët nuk kishin më kohë të reagonin dhe regjistrojnë humbjen e parë në Euro 2016. Megjithatë përball Spanjës mund të vlerësohet si e justifikueshme.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003939151763916