Në ditën kur u prezantua projekti për Stadiumin e ri Kombëtar, që do të mbajë emrin “Arena Kombëtare, Armando Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, bëri publik dhe sloganin e kombëtares në “Euro 2016”
“Ti Shqipëri më jep nder është slogani që ne kemi vendosur të përdorim në Euro 2016."
Kreu i FSHF-së e konsideroi kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian si një tregues që futbolli ynë meriton shumë.
“Ky sukses është prova që futbolli ynë meriton shumë. Është një faqe e parë dhe një kapitull i ri që tregon se pavarësisht vështirësive, futbolli ka objektiva të larta”.