INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EURO 2024, UEFA sinjalizon të preferuarin mes Gjermanisë dhe Turqisë

EURO 2024, UEFA sinjalizon të preferuarin mes Gjermanisë dhe Turqisë

Publikuar më: 21:17 21-09-2018

Referuar raportit të vlerësimit prej 40 faqeve të publikuar të premten nga UEFA, federate europiane gjykon se Gjermania është më e kualifikuar se Turqia për të mirëpritur dhe organizuar Kampionatin Europian 2024. Raporti i publikuar përmes DW thekson se të gjithë stadiumet të cilat Gjermania thotë se do të përdorin për në Europian, janë ekzistues, asgjë më shumë se rikonstruksione minimale do të ishin të nevojshme përpara turneut. Ndërkohë, Federata Turke e Futbollit po planifikon të rindërtojë dy prej stadiumeve ekzistuese dhe të rinovojë një tjetër për Europianin.

Mungesa e një plani veprimi në aspektin e të drejtave të njeriut ishte gjithashtu një çështje shqetësuese e theksuar në raportin e UEFA-s. Zhvillimi aktual ekonomik në Turqi mund vendosë presion mbi investimet publike të planifikuara më parë. Hotelet dhe akomodimi i kufizuar në shumë qytetet mund të jetë gjithashtu një tjetër shqetësim. Gjithsesi federate turke pretendon se ka të gjithë mbështetjen e popullit dhe të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Ish-futbollisti i përfaqësueses së Gjermanisë dhe kapiteni i formacionit fitues të Kupës së Botës, Brazil 2014, Philipp Lahm, i cili është gjithashtu abasador i Gjermanisë në këtë ankand, deklaroi se raporti është sinjali që UEFA ka evidentuar punën dhe masat e marra kombëtarisht në muajt e fundit. “Raporti dëshmoi se ne kemi ndërmarrë hapat tanë dhe kemi punuar shumë seriozisht për qëllimin tonë dhe UEFA ka evidentuar fuqitë tona”, deklaroi Lahm. Nëse UEFA do të vendosë në favor të Gjermanisë, atëherë Lahm do të ishte presidenti i komitetit organizativ për turneun e vitit 2024. Stadiumi i Bayern Munich, “Allianz Arena” do të ishte një prej impianteve më kryesore. Fituesi i këtij ankandi do të shpallet më datë 27 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031