INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Euro Beat” programi më i ri në IN TV dedikuar Festivalit Evropian të Këngës

Publikuar më: 15:48 25-04-2017

“Euro Beat” është programi më i ri në IN TV dedikuar Festivalit Evropian të Këngës. Moderatori Ermal Peçi do të sjelli për tre të premte ora 20:00, duke filluar nga data 28 Prill, gjithçka që nuk dini rreth eventit më të ndjekur në Evropë.  

Programi fokusohet tek disa nga momentet më të suksesshme të Eurovisionit, artistët që shënjuan eventin, kënget që ruhen edhe sot si melodia e preferuar e publikut evropian, pa lënë jashtë vëmendjes edhe disa nga çastet e vështira të rrugëtimit të Eurosong.

Për të ndarë me publikun eksperiencën e tyre dhe detaje të pa rrëfyera nga momentet në skenën e Eurovision-it në “Euro Beat” do të jenë të ftuara edhe 3 përfaqësuese të Shqipërisë në festival.

Me Ermalin bashkohen të premteve në “Euro Beat”, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Aurela Gaçe.

Mos humbisni takimin e parë me Kejsi Tolën ora 20:00, të premten, në IN TV. Çfarë kujtimesh ruan ajo nga “Carry me in your dreams”, provat, takimet me artistët e tjerë, renditja e finales dhe… si do ti vlerësoj ajo përfaqësuesit e Shqipërise me pikët e famshme të Eurovision; 8,10,12.  

 rsz_eurobeat_web_article_kejsi_2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332