Duhej të ishte Europiani i konfirmimit mes të mëdhenjve, por Paul Pogba me një finale të humbur dhe disa paraqitje aspak të denja për emrin e tij. Paraqitje e dobët në EURO 2016 të cilat kanë shtyrë Real Madrid të ndryshojë ide, sipas “Marca”, nuk janë më të gatshëm për të siguruar shërbimet e mesfushorit të “Les Bleus”. Përveç 120 milionë eurove që duhen derdhur në arkat e Juventus, është edhe çështja e rrogës: Pogba kërkon rreth 14 milionë euro në sezon, një nga arsyet kryesore pse Real po mendon të tërhiqet.
Zidane ka kërkuar përforcime, por nuk ka ndërmend të bëjë revolucione dhe mbi të gjitha nuk do të cenojë harmoninë e grupit. Gjithçka ka një çmim dhe në anët e “Bernabeu”-t, të paktën për momentin, janë gjithmonë dhe më shumë të bindur se Pogba nuk vlen një investim të tillë. Aktualisht, Pogba është me pushime në Los Angeles, por vazhdon të jetë në kontakt me menaxherin Raiola. Brenda korrikut, dhe jo më vonë, e ardhmja e tij duhet të sqarohet. Numri 10 i Juves duket me afër Manchester United, që, ndryshe nga kampionët e Europës, është gati të shpenzojë shuma marramendëse për francezin.