INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro nuk reziston, rekord tjetër më i ulët i 11 viteve të fundit

Euro nuk reziston, rekord tjetër më i ulët i 11 viteve të fundit

Publikuar më: 15:10 03-06-2019

Pas një rriteje disa ditore, euro sërish ka rënë në nivelin më të ulët në 11 vitet e fundit.  Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot mesatarisht me 122.31 lekë, duke e çelur javën rreth 0.3 pikë më poshtë.

Nga data 24 deri në 29 maj euro rikuperoi pikët që humbi gjatë mesit të muajit që lamë pas, duke u rivendosur në pozicion. Por në këtë fillimjave monea e eurozonës ka rënë. Ekspertët argumentojnë se arsyeja kryesore e zhvlerësimit të euros në tregun vendas ka qenë rënia e konsumit, që është reflektuar në qarkullimin e ulët të lekut në ekonomit. Kjo ka sjellë që të ketë një tepricë në valutë, e cila po reflektohet në nivelin e kursit të këmbimit.
Aktorët kryesorë të tregut e lidhin nënçmimin me përkimin me datën e fundit të muajit të Ramazanit dhe kjo sipas tyre ka reflektuar pritshmërinë e aktorëve për prurje të valutës në ditët në vijim. Ata presin që në ditët në vijim të ketë flukse të turistëve nga Kosova dhe Maqedonia. Tradicionalisht, sipas tyre, euro nënçmohet përkundrejt lekut gjatë sezonit veror në dy periudha. Në përfundim të muajit të Ramazanit dhe gjatë muajit gusht kur vijnë emigrantët.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318