INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Euro po prek fundin! Po dhe monedhat e tjera po shkojnë pikiatë[VIDEO]

Publikuar më: 13:11 20-12-2018

Euro pikatë. Sot në tregun valutor monedha kombëtare leku ka vijuar rritjen, duke zhvlerësuar kështu valutat e huaja.

Më e dëmtuara vijon të jetë euro. Monedha e eurozonës zbriti në kuotën e 122.7 lekë në shitje duke u ulur kështu me 0.1 lekë krahasuar me një ditë më parë
Ndërsa valuta e Amerikane, dollari ka njohur me 0.3 lekë për njësi. Aktualisht dollari këmbehet për 107.4 lekë në shitje dhe 108.3 lekë në blerje.
Rënie ka pësuar edhe paundi britanik, të cilin e shohim tejet të luhatshëm javët e fundit ndikuar edhe nga problematikat midis Britanisë dhe BE për marrëveshjen e Brexit. Paundi ndodhet tashmë në kuotën e 135.8 lekëve duke u ulur kështu me 0.4 lekë për njësi.
Gjithashtu edhe valutat e tjera të huaja, kanë pësuar rënie. Dollari kanadez është dobësuar me 0.3 lekë për njësi duke arritur kuotën e 79.5 lekë, dollari australian ka thelluar rënien me plot 1.1 lekë duke arritur kuotën e 76.2 lekë, ndërsa franga zvicerane ka rënë me 0.3 lekë duke u këmbyer sot me 108.2 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064