Goditet një tjetër rast i mitdhënies. Shkeli Kodin Rrugor në një parakalim në supërstradën Laç-Lezhë, një qytetati i Malit të ZI tentoi të korruptojë policin, duke i ofruar 10 euro. Menjëherë kanë ndërhyrë uniformat blu të cilat kanë arrestuar 31 vjeçarin M. M., banues në Podgoricë.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 28.02.2017, nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Lezhë , në superstradën Laç- Lezhë , u kap në flagrancë shtetasi :
- M.M., 31 vjeç, banues në Podgoricë - Mal i Zi
Ky shtetas i ka ofruar 10 Euro punonjësit të Policisë Rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për parakalim të gabuar.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan Eurot edhe automjeti.
Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”.