INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro ''varfëron'' shqiptarët! Arsyet...

Euro ''varfëron'' shqiptarët! Arsyet...

Publikuar më: 08:25 18-07-2018

Niveli i ulët i kursit të këmbimit të euros këtë vit ka qënë në rënie të vazhdueshme dhe për pasojë shqiptarët kanë më pak kursime. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në fund të muajit maj, stoku total i depozitave në lekë dhe në valutë zbriti në 968 miliardë lekë, duke rënë me gati 10 miliardë lekë, ose 1% në krahasim me muajin e mëparshëm. Mësohet se 70% e rënies erdhi nga tkurrja e kursimeve në valutë. Ky është niveli më i ulët i depozitave që nga korriku i vitit 2015.
Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, kursimet e shqiptarëve në banka janë ulur me 33.4 miliardë lekë. Kjo rënie për 5-mujorin ka ardhur si nga ulja e depozitave në lekë, ashtu dhe në valutë. Kursimet në lekë ranë me 15 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë u reduktuan me 18.5 miliardë lekë.
Ndërsa tkurrja e depozitave në valutë ka dhënë efektin e zhvlerësimit të euros, që mesatarisht në pesë muajt e parë të vitit këmbehej me 130 lekë, nga rreth 135 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e depozitave në monedhën vendase ka ardhur kryesisht nga ulja e kursimeve të individëve me afat në lekë.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249