INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro2016: Hoteli i Shqipërisë, tre herë më i shtrenjtë se Zvicra, dyfishi i çmimit të Italisë, e njëlloj me Spanjën

Euro2016: Hoteli i Shqipërisë, tre herë më i shtrenjtë se Zvicra, dyfishi i çmimit të Italisë, e njëlloj me Spanjën

Publikuar më: 09:31 02-06-2016

Franca po pret Kampionatin evropian dhe 24 ekipet që do të zbresin në Francë do të duhet të jenë në formën e tyre më perfekte. Shtetet dhe ekipet kanë zgjedhur hotele luksoze për të qëndruar, aq sa mediat ndërkombëtare i kanë konsideruar si shumë luksoze. Dhe ja një panoramë e përgjithshme për çmimet për dhomë që do të paguajë secili nga shtetet për lojtarët dhe miqtë.

E presim me padurim ndeshjen me Zvicrën në 11 qershor, por lojtarët e kombëtares së Zvicrës qëndrojnë në një hotel me 84 paund në natë, tre herë më të vogël sesa çmimi ku do akomodohen lojtarët e kombëtares sonë. Shqipëria zgjedh një cmim të përafërt me hotelin që ka zgjedhur Spanja, por dyfishin e çmimit që ka zgjedhur Italia. Shikoni si akomodohen 24 ekiper që do të luajnë në Euro2016.

Shqipëria

FSHF ka zgjedhur hotelin me pesë yje Agapa në Perros Guirec. Hoteli ka 45 dhoma duke përfshirë edhe dy dhoma superior që shoqërohen me një tarracë. Një natë: £190

Austria

Ausstria do të qëndrojë në Le Moulin des Vernegues in Mallemort. Hoteli ka 97 dhoma me shërbime luksoze me një pamje fantastike por edhe me një fushë golfi. Një natë: £143

Belgjika

Ekipi belg do të qëndrojë në Golf du Medoc Hotel and Spa. Një natë: £118

Kroacia

Kombëtarja kroate ka zgjedhur një vend superluksoz. Hoteli Golf Barriere ofron një eksperiencë të jashtëzakonshme luksi. Ka 159 dhoma. Një natë: £207

Republika Çeke

Ekipi cek ka zgjedhur Clarion Hotel Chateau Belmont që ka 65 dhoma moderne. Një natë : £118

Anglia

Anglia ka zgjedhur ndër më luksozët hotele në Francë, në një zonë afër Parisit. Auberge du Jeu Paume Hotel ka 92 dhoma dhe përshkruhet si “tërësisht francez”. Një natë: 500 paund.

Franca

Nuk është vetëm shteti organizator I Euro2016, por francezët nuk i janë shmangur luksit. Ata në fakt nuk do të duhet të paguajnë për qëndrimin e tyre në Clairefontaine. Një natë: FALAS

Gjermania

Ekipi gjerman ka zgjedhur hotelin Evian Les Bains, me 80 dhoma dhe 11 salla konferencash. Një natë: 400 paund.

Hungaria

Kombëtarja hungareze e ka lëshuar dorën fare. Do të qendrojë në hotelin Terre Blanche Hotel Spa Golf me 114 dhoma. Një natë: 469 paund.

Islanda

Ekipi ka zgjedhur Les Tresoms Lake and spa resort, me 52 dhoma unike dhe dy restorante. Një natë: 258 paund

Italia

Italia duket se nuk ka shpenzuar shumë për qëndrimin në hotel luksoz në Euro2016. Janë vendosur në Hotel Courtyard by Mariott Montpellier, një hotel me 123 dhoma. Një natë: 106 paund.

Irlanda e Veriut

Ekipi që do të luajë finalet e para të mëdha në 30 vjet do të qëndrojë në hotelin me katër yje Chateau de Pizay.. Një natë: £212

Polonia

Ekipi polka ka zgjedhur hotelin Hermitage Barriere me 184 dhoma dhe 16 suita. Një natë: £150

Portugalia

Një nga yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe ekipi I tij portugez do të vendosen në një hotel me 79 dhoma dhe me pesë yje, por duket se do të kenë trajtim falas në  Centre National de Rugby - Domaine de Bellejame. Një natë: FALAS

Republika e Irlandës

Ekipi do të qëndrojë në  Trianon Palace Versailles me 199 dhoma. Një natë: £211

Rumania

Ekipi rumun me të cilin do të ndeshet edhe Shqipëria do të qëndrojë në hotelin me pesë yje Tiara Chateau Hotel Mont Royal dhe është vetëm 35 minuta larg parisit. Një natë: 274 paund

Rusia

Ekipi I Rusisë do të jetë I vendosur jashtë Parisit në një hotel luksoz me 110 dhoma në Hotel Renaissance Hippodrome Saint Cloud. Një natë: 246 paund

Sllovakia

Ekipi Slovak do të qëndrojë në Vichy Spa Hotel Les Celestins një hotel me 131 dhoma. Një natë: 153 paund.

Spanja

Spanja ka zgjedhur Hotel Atalante Relais Thalasso and Spa një hotel me 94 dhoma. Një natë: 193 paund

Suedia

Ekipi suedez do të qëndrojë në Saint Nazaire Prinichet madje flitet se edhe Ibrahimovic nuk ka qenë dakord për këtë zgjedhje. Një natë: 180 paund.

Zvicra

Ekipi i Zvicrës, me të cilin Shqipëria do të ketë përballjen e parë në këtë 11 qershor është edhe më i persekutuari sipas listës së cmimeve të hoteleve. Do të qëndrojnë në Vichy Spa Hotel Montpellier Juvignac. Një natë: 86 paund

Turqia

Kombëtarja turke që luan në grupin D, ka zgjedhur Dolce Fregate Provence. Një natë: 204 paund

Ukraina

Ukraina ka zgjedhur një hotel me 133 dhoma të bollshme në Hotel Rennaissance Aix-en-Provence . Një natë: £131

Wales

Ekipi i Wales do të qëndrojë në Novotel Thalasso Dinard. Një natë: 129 paund / newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0044569969177246