INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurobarometri për ekonominë! Reagon Petrit Vasili, matet me zhivën e hashashit

Eurobarometri për ekonominë! Reagon Petrit Vasili, matet me zhivën e hashashit

Publikuar më: 16:31 14-08-2017

Kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas pas rezultateve të Eurobarometrit të BE-së, i cili nëpërmjet një ankete nxori se pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të kënaqur me situatën e ekonomike në vend. Nëpërmjet një statusi në facebook Vasili shprehet se, sipas tij, barometrat punojnë me zhivë dhe “kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave”.

 
Fjala e plotë e Vasilit në facebook:
Eurobarometri na tregon se shqiptaret na qenkan shumë të lumtur, sepse janë shumë të varfër.
Eurobarometri na thotë edhe që megjithëse janë tre herë e kusur më të varfër se europianet, prapë së prapë shqiptarët qenkan shumë të gëzuar që janë kaq të varfër.
Barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave....
Gallupi na thotë qartë, që shqiptaret duan të ikin në masë nga Shqipëria, por Gallupi përdor zhivë të pastër me sa duket.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654