INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“EuroBasket 2017”: Sllovenia kampione Europe, mposht Serbinë në finale

“EuroBasket 2017”: Sllovenia kampione Europe, mposht Serbinë në finale

Publikuar më: 08:14 18-09-2017

Përfaqësuesja e Sllovenisë është kampione e Europës në basketboll për meshkuj. Sllovenia mposhti në mënyrë dramatike përfaqësuesen e Serbisë, duke fituar titullin e parë kontinental.

Finalja u zhvillua në Pallatin e Sportit Sinan Erdem të Stambollit, skuadra e Sllovenisë kryesoi me rezultatin 7-4. Një meritë të jashtëzakonshme në këtë sukses pati lojtari i Miami Heat Goran Dragic, pasi kapiteni në pjesën e parë dhuroi një show të papërsëritshëm, që kulmoi me plot 26 pikë 3 rebound e 4 asist. Në përfundim Sllovenia e mbyll takime me 93-85.

Sllovenia bëhet përfaqësuesja e 14 që shënohet në librin e artë të këtij kompeticioni, ndërsa Serbia provon humbjen e dytë në finalen e këtij aktiviteti, pas disfatës së vitit 2009 me Spanjën. Sllovenia e mbylli Euro Basket-in e 2017 duke fituar 9 nga 9 ndeshjet në dispozicion, ndërsa kapiteni Goran Dragic ashtu sic pritej u shpall edhe MVP i këtij eventi.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551