INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurodeputetët

Eurodeputetët "pa gjumë", merren vendime për refugjatët...

Publikuar më: 08:44 29-06-2018

Që në orët e pasdites së djeshme për 10 orë me radhë në Bruksel u diskutua për çështjen e refugjatëve. Më në fund liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për migrimin.

Bisedimet kanë vazhduar deri në orët e para të së premtes, para se të arrihej një kompromis. Liderët kanë thënë se qendrat e reja për migrantët duhet të krijohen në shtetet e BE-së, në baza vullnetare. "Këto qendra do të verifikojnë se cilët migrantë janë refugjatë dhe kush është “migrant i paligjshëm, që duhet të kthehet”, shkruhet në dokument. Megjithatë, është ende e paqartë se cilat vende do të ishin vullnetare për të bërë këto qendra. Komunikata e përbashkët gjithashtu flet për kufizimin e lëvizjes së azilkërkuesve midis shteteve të BE.
“Pas këtij samiti evropian, BE është më i përgjegjshëm dhe ofron më shumë solidaritet”, ka thënë kryeministri italian, Giuseppe Conte.
Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka ardhur në samit me nevojën e arritjes së një marrëveshjeje për shkak të krizës politike në vendin e saj, ka deklaruar se BE-ja duhet të bëjë ende shumë punë për të tejkaluar pikëpamjet e ndryshme. Aktualisht shtetet janë thellësisht të ndara për çështjen e migrimit, pasi disa vende evropiane janë duke kundërshtuar skemën e BE-së për rivendosjen e 160.000 refugjatëve nga kampet e stërmbushura në Greqi dhe Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102