INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurodeputeti Fleckenstein që në nisje të takimeve në Shqipëri i sheh ato të vështrira dhe serioze

Eurodeputeti Fleckenstein që në nisje të takimeve në Shqipëri i sheh ato të vështrira dhe serioze

Publikuar më: 09:08 21-02-2017

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, që mbërritur mbrëmjen e së hënës në Shqipëri, për vizitë tre ditore ka bërë një postim kuptimplotë në tëitter. Ai referuar situatës politike në vend ku opozita prej ditësh është në protest, shkruan: “I lumtur që rikthehem në Shqipëri, axhendë e vështirë dhe bisedime serioze”.
Ai sqaroi një ditë më parë dhe për mediat gjermane, se qëllimi i ndalesës së tij në Tiranë është i trefishtë.
Së pari kërkon të diskutojë me të gjithë aktorët, si në politikë, ashtu dhe në shoqërinë civile, mbi raportin e përgatitur prej tij e të porsamiratuar nga PE-ja. Synimi i dytë ka të bëjë me Reformën në Drejtësi.
Po kështu, Fleckenstein do ta shfrytëzojë këtë vizitë për t’u takuar edhe me përfaqësues të opozitës. Protesta e saj ka përçuar jashtë kufijve mesazhin se nuk ka aspak besim te qeveria për zgjedhje të lira.

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117