INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurodeputeti flet për Ramën: Bisedo me opozitën, mos i bëj presion protestuesve...

Eurodeputeti flet për Ramën: Bisedo me opozitën, mos i bëj presion protestuesve...

Publikuar më: 10:40 28-02-2019

Eurodeputeti  Cristian Preda i ka kërkuar kryeministrit Rama që të bisedojë me opozitën. Gjatë konferencës për shtyp të delegacionit të PE, ai foli për tre çështje kryesore. I kërkoi kryeministri Rama të bisedojë me opozitën, tha se presionet ndaj protestuesve përbëjnë rrezik për destabilizim dhe kërkoi që të ruhet liria e shtypit.

"Kam tre fjali të thjeshta për të thënë. E para që ju si kryeministër keni një optimist tragjik. Ai vetë e ka shpjeguar dhe vetë e ka përshkuar veten si të tillë dhe na e ka kërkuar që të çelen negociatat me Shqipërinë.

Natyrisht çelja e negociatave vjen nga shtetet anëtarë, ndërsa ne si deputetë të PE e mbështesim çeljen e negociatave, pasi ne dëshirojmë të flasim me Europën.

Është e rëndësishme që përpara qershorit shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin. E ftoj kryeministrin që të bisedojë me opozitën. Do të jetë sukses i madh vërtetë në rast se përpara takimit të këshillit në qershor shqiptarët të bisedojnë me njëri-tjetrin, të kryejnë disa biseda së brendshmi

Së dyti ju keni pasur protesta masive, që dolën nga të rinjtë. Është e papranueshme që atyre tu bëhet presion. Disa njerëz janë hequr nga puna, ata janë në listën e zezë për arsye të të drejtës që ushtruan për të protestuar. Është një rrezik i madh për destabilizimin

E treta, liria e shtypit. Ne e kemi diskutuar me gazetarët investigativ dhe kemi dëgjuar se në rast se ne në BE kemi lajme të rremë që vijnë nga Kremlini, këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria, por edhe nga partitë në opozitë. Liria e shtypit është thelbësore, ju lutem respektojeni atë. Ne në Shqipëri se në çdo vend tjetër në Ballkan apo BE, duam një liri të vërtetë të shtypit", u shpreh Eurodeputeti Cristian Preda.

Article Logic
Execution time: 0.0041868686676025