INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EURONEWS sekretet e suksesit. Ja cili është gjigandi mediatik

EURONEWS sekretet e suksesit. Ja cili është gjigandi mediatik

Publikuar më: 13:17 05-11-2018

Çfarë filozofie ka Euronews? 

Pse po tërheq miliona teleshikues brenda dhe jashtë Europës, cili është gjigandi tjetër amerikan partner i Euronews?
Rrjeti mediatik Euronews ofron një perspektivë unike në pasqyrimin e ngjarjeve botërore .
Duke u bazuar në shpërndarjen e fakteve dhe pikëvështrimeve të ndryshme Euronews u jep fuqinë të gjithë njerëzve të gjykojnë vetë ata mbi çështje të caktuara .
Euronews i përfshin të gjitha pikëpamjet sepse për Euronews (All views) të gjitha këndvështrimet kanë rëndësi.
Që prej transmetimit të parë në vitin 1993 në Lion të Francës, Euronews ka shpërndarë lajme të besueshme , informacione të balancuara dhe të thelluara. Shpërndarja e lajmeve i është drejtuar audiencës televizive dhe përdoruesve digjital në të gjithë botës, sigurisht në gjuhën e tyre.
Euronews transmeton në plot 12 gjuhë ku përfshihen arabishtja, gjuha franceze, gjermane, greke, hungareze, italiane, persiane, portugeze, ruse dhe ajo turke.
Euronews ka një ekip prej 500 gazetarësh në 30 shtete të ndryshme të cilët çdo ditë punojnë me njëri-tjetrin duke raportuar histori të rëndësishme të cilat i shërbejnë audiencës globale . E të gjithë udhëhiqen nga një gazetari solide dhe e pa kompromentuar.
Dhe një koncept i tillë ka treguar se është efektiv, Euronews është kanali Europian numër një, i cili në kushtet e një konkurrencë në rritje ka arritur një audiencë rekord në Europën Kontinentale më shumë sesa rivalët e tij .
Nga Europa drejt botës, në televizione në platforma digjitale përreth botës Euronews ka tërhequr një audiencë të lartë e përbërë nga udhëheqës mendje hapur. Euronews është tashmë një brand i njohur gjerësisht i cili arrin në më shumë se 430 milionë shtëpi në plot 166 shtete.
Si një media me një ADN të fortë multikulturore, Euronews është ura unike e cila lidh pikëvështrime të ndryshme. Dhe si rezultat mbulimi i tij është i balancuar, i pasuruar me informacion dhe më i larmishëm se çdo media tjetër ndërkombëtare.
Që prej majit të vitit 2017 Euronews është brandi i parë Glocal në botë, çka do të thotë media e parë globale e cila përshtat veten e saj me të gjitha pritshmëritë e një audience të gjerë.
Euronews zëvendësoi modelin e saj që ka qenë në thelbin e ofertave që nga fillimi i tij me nisjen e 12 edicioneve të ndryshme. Edicionet e ndryshme i mundësojnë Euronews që të ofroj përmbajtje që i përshtaten dhe marrin kuptim për secilin publik.
Një transformim i tillë synon të përforcojë angazhimin e Euronews për të ofruan një perspektivë Europiane mbi çështjet globale dhe të realizojë deri në fund filozofinë editoriale të Euronews “ All Views” të gjithë këndvështrimet.
Në qershor të vitit 2017 NBC dhe Euronews bën të ditur bashkëpunimin mes tyre.
NBC News bleu 25% të kompanisë për të bërë një investim të rëndësishëm financiar në Euronews për të mbështetur mbulimin dhe programimin e zgjeruar të lajmeve. Televizioni dhe platforma digjitale e kompanisë tashmë do të jenë bashkë në një brand Euronews NBC.
Bashkëpunimi i dy markave të mëdha do të shohë Euronews-in në lidhje me mbledhjen e lajmeve të NBC, përmbajtjen digjitale dhe ekspertizën e programimit. Po ashtu, Euronews do të ofrojë përmbajtje dhe burime të lajmeve nga Europa për përdorim në programet dhe platformat e NBC News dhe MSNBC.
Euronews është kanali televiziv më i parë ndërkombëtar dhe përdoret çdo ditë nga më shumë se 52 milionë shikues dhe përdorues digjitalë.
Në vitin 2016 Euronews hodhi në treg kanalin e tij simotër dedikuar Afrikës NënSahariane.
Africanews është burimi i parë shumë gjuhësore dhe i pavarur i lajmeve. Nga Republika e Kongos një ekip prej 85 profesionistësh nga 15 kombësi prodhojnë lajme të përditshme në gjuhën angleze dhe franceze. Africanews i përmbahet të njëjtit statut editorial si Euronews, i cili bazohet tek liria e shprehjes , pavarësia editoriale dhe respektimi i fakteve. Për ti shërbyer parimit të pavarësisë Africanews i kushtohet promovimit të diversitetit. Africanews beson se diversiteti është themeli i besueshmërisë. Redaksia e saj është shtëpia e gazetarëve që i përkasin nacionaliteteve të ndryshme afrikane dhe përcjellin këndvështrime të ndryshme

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893