Shqipëria e para në Evropë për pastrim të parave të pistave. Ky është studimi i publikuar nga prestigjiozi evropian i lajmeve Euronews. Duke marrë shkas nga prania e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, Euronews ka marrë një qëndrim mbi këtë çështje. Por ajo që bie në sy gjatë fjalës së kryeministrit është sulmi i hapur që Edi Rama i ka drejtuar institucioneve të be.
Edi Rama:
“Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim. Është shumë e lehtë të fajësosh të tjerët dhe është shumë më e lehtë të fajësosh vendet e vogla, të cilat luftojnë me kurajë për të ndryshuar dhe për të bërë një të ardhme më të mirë, pasi e kaluara nuk ka qenë shumë e mirë për ta”.
BE i kërkon Shqipërisë të japë rezultate konkrete në luftën kundër pastrimit të parave, një çështje kjo që ka ndezur edhe debat të brendshëm politik. Gjatë muajve të fundit, sidomos pas publikimit të çështjes Tahiri, pastrimi i parave të pista, dhe veçanërisht ato të drogës, është dhe çështja që ka përplasur ashpër mazhorancën dhe opozitën.