INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Europa e paplotë pa Ballkanin!'' Flet kandidati për kryesimin e KE, Weber

''Europa e paplotë pa Ballkanin!'' Flet kandidati për kryesimin e KE, Weber

Publikuar më: 09:53 18-03-2019

Në samitin e Bukureshtit, kandidati kryesor i Partive Popullore Europiane për postin e presidentit të Komisionit Europian, Manfred Weber ka bërë një deklaratë kuptimplotë. Ai tha se: “Europa është e paplotë pa Ballkanin”. Në samitin e PPE-së, merrnin pjesë 3.200 delegatë, Weber paraqiti pikëpamjet e tij për kontinentin e vjetër.

“Ne duhet të jetojmë me të njëjtat standarde në të gjithë Europën”, u shpreh politikani gjerman, duke shpjeguar se, si kryetar i KE-së do të favorizonte politikat e zhvillimit rajonal dhe të infrastructures dhe se do të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndiejnë si Europën e tyre.
Weber u shfaq i prerë për çështjen e Turqisë dhe sqaroi se, nëse e merr postin drejtues do t’i ndërpresë bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768