INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Europa i jep “ok” Shqipërisë, KiE miraton formulën për kompensimin e pronave

Europa i jep “ok” Shqipërisë, KiE miraton formulën për kompensimin e pronave

Publikuar më: 11:21 23-09-2018

 Komiteti i Ministrave të Evropës ka vendosur të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit.

Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.
Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist.

Nëpërmjet kësaj zgjidhjeje, Shqipëria i ka dhënë fund mungesës së gjatë të një mekanizmi efektiv si dhe është vlerësuar mbështetja politike, financiare dhe teknike që është dhënë nga qeveria shqiptare që nga viti 2014 e në vazhdim.

Në këtë rezolutë, janë vlerësuar rezultatet sinjifikative si në trajtimin e kërkesave të vlerësuara me vendim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, numrit të vendimeve të zbatuara të kësaj agjencie si dhe vendosjen në dispozicion të burimeve financiare tejet të konsiderueshme nga Qeveria Shqiptare, për të mbuluar të gjitha pagesat e pronarëve për kompensim.

Article Logic
Execution time: 0.0020279884338379