INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Europa League/ Armando Duka flet për fitoren e Skënderbeut: Çfarë mendoj për kundërshtarët

Europa League/ Armando Duka flet për fitoren e Skënderbeut: Çfarë mendoj për kundërshtarët

Publikuar më: 14:49 04-08-2017

Mbrëmë, Skënderbeu arriti të kualifikohej kundër skuadrës çeke, Mllada Boleslav, në një ndeshje të çmendur e vlefshme për turin e tretë të Europa League. Ekipi korçar nuk ia doli për 180 minuta, ndaj ishin 11-metërshat ata që vendosen se cila nga skuadrat do të kalonte më tej. Me një super Orges Shehi në fushë, ekipi ynë arriti të kualifikohej në fazën e “Play-Off”.

Stadiumi ishte i mbushur plot e përplot, ku sigurisht nuk mund të mungonte as presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit tregon emocionet dhe gëzimin e ligjshëm që kaloi në stadiumin “Elbasan Arena”. Duka u shpreh i bindur se korçarët e merituan të kalonin më tej.

“Unë mendoj se Skënderbeu ka marrë atë që meritonte deri tani në Europa League. Ka bindur me lojrat e tij. Dhe dje asgjë s’mori me fat, por meritonte shumë më shumë se çekët. U kënaqa shumë që kaloi“, tha fillimisht ai.

I pyetur më pas për shortin, teksa për “Play-Off”-in goglat përcaktuan se Skënderbeu do të luajë kundër Dinamos së Zagrebit, presidenti tha:” Ka përballë Dinamon e Zagrebit, një skuadër e fortë me shumë eksperiencë ndërkombëtare, por që nuk është në ditët e veta më të mira. Skënderbeu ka mundësi dhe eksperiencë ta dëmtojë…“, shtoi Duka.

Ndërsa në fund zbuloi edhe momentet e gëzueshme në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ai u pa të ‘zhvishej’ nga petku i presidentit duke festuar njësoj si tifozët korçarë.

“Në një ndeshje njeriu s’e komandon veten. Patjetër që të rrëmbejnë emocionet“, përfundoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka./newsport

Article Logic
Execution time: 0.0052130222320557