Është shmangur derbi mes skuadrave spanjolle në Ligën e Europës në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës.
Pas përmbysjes së madhe dhe historike ndaj Borusia Dortmundit, do të jetë “nëndetësja” e verdhë në rrugën e skuadrës së Klopit, ndërsa Emeri, për të tentuar “tripletën” (e ka fituar Sevilja dy vitet e fundit Europa League), duhet të eliminojë ukrainasit e Mirçea Luçeskut. Ndeshjet e para do të luhen në 28 prill, ndërsa ato të kthimit në datën 5 maj.
Në 28 prill:
Vilareal (Spa)-Liverpul (Ang)
Shakhtjor Donjeck (Ukr)-Sevilja (Spa)
Kthimi në 5 maj:
Liverpul-Vilareal
Sevilja-Shakhtjor Donjeck