INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Europa League, Interi fiton me vuajtje ndaj Southampton, M. United “shkatërron” Fenerbahcen [VIDEO]

Publikuar më: 08:45 21-10-2016

Rezultati minimal 1-0 i mjaftoi Interit per te dale triumfues në një përballje të veshtire ndaj Southampton. Goli u shenua nga Candreva ne minuten e 67′. “Ishte një ndeshje e vështirë, pasi Southampton kishte lojtar shumë te forte fizikisht. I donim me çdo çmim tre piket e fatmiresisht i morem” – tha autori i golit. “Kemi provuar shumë dhe në fund e arritëm golin, por nuk duhet harruar se kemi rrezikuar edhe të barazonim këtë takim”. “Tani pas kësaj fitore duhet të fokusohemi në kampionat dhe të kthehemi tek fitoret”, deklaroi Candreva.

Manchester United nuk zhgënjeu në sfidat e tyre në grupet e Europa League, me Djajtë e Kuq të United që regjistruan një goleadë të vërtetë në Grupin A duke mundur 4-1 Fenerbahcen falë dhe dy penalltive të shpejta të dhënë nga kryesori, që u shndërruan në gol nga Pogba dhe Martial.

Në Grupin E, Roma bëri harakiri në ndeshjen e 100 europiane të Tottit duke shpërdoruar një epërsi të dyfishtë brenda pak minutave ndaj Austrias së Vjenës në sfidën direkte mes kryesuesve të grupit. Holzhauser shënoi i pari për austriakët, por El Sharaawy përmbysi shumë shpejt shifrat për verdhekuqtë. Në pjesën e dytë u duk sikur Florenzi i vuri vulën takimit me golin e 3-1 por Prokop në të 82-tën dhe Kayoke në të 84-tën i dhuruan një barazim spektakolar Austrias.

Në Grupin B, Olympicos mori kreun e grupit falë një fitoreje të thellë 4-1 ndaj kazakëve të Astanës. Grekët zgjidhën ndeshjen në vetëm 9 minuta, kur nga e 25-të deri në të 34-trën shënuan 3 herë, me Figuereias, Elyonoussi dhe Seba-n. Ky i fundit në pjesën e dytë kompletoi dhe dygolëshin personal për suksesin 4-1 të vendasve. Apoel Nicosia pësoi humbjen e parë në grup pasi u mund 3-1 nga Young Boys, që pati për protagonist Gauilleme Haraou që shënoi një tregolësh, ndërsa qipriotëve nuk i mjaftoi për të dalë me pikë nga Zvicra realizimi i Efrem në pjesën e parë.

Grupi C është më i ekuilibruari me 3 skuadra që kanë nga pesë pikë në renditje. St.Ettiene shfrytëzoi maksimalisht faktorin fushë duke mundur 1-0 Qabalën pas një autogoli të Ricardinhos. Mainz dhe Anderlercht ndërkohë ndanë nga një pikë mes tyre, me vendasit që kaluan të parët në epërsi me Mallin në të 10-tën, ndërsa për miqtë realizoi Teodorczyk.

Article Logic
Execution time: 0.0041930675506592