INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Europa League, kalojnë të mëdhatë

Publikuar më: 10:19 26-02-2016

Të mëdhenjtë e Europa League nuk zhgënjyen në 90 minutëshin e dytë të ndeshjeve të orës 19:00 me kalimin e fazës së 1/16-ave.

Lazio detyroi Galatasaray të ngrinte flamurin e bardhë pasi i rërzoi turqit me një sukses 3-1 në “Olimpico” ku golat u shënuan në pjesën e dytë.

Në Liverpool, skuadra e Kloop u mjaftua me një gol të shënuar nga Milner në minutën e 5 për të kaluar gjermanët e Augsburg pas raundit të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa Bayer Leverkusen kaloi 3-1 Sportingun e Lisbonës me dy gola të Bellarabi dhe një të Calhanoglu, duke zhvlerësuar barazimin e përkohshëm të Joao Marios.

Spanjollët e fituan të drejtën për të vazhuar më tej falë suksesit 1-0 në “Velodrome”. Një tjetër festë golash rezultoi sfida mes Rapid Ëien dhe Valencias.

Mbrëmje dërrmuese për skuadrat italiane në Europa League ku Napoli dhe Fiorentina i japin lamtumirën kompeticionit, ndërsa anglezët marrin frymë lirisht.

I riu Rashford do ta mbajë mend gjatë mbrëmjen e “Old Trafford” me dy gola që i shërbyen Manchester United për të kaluar 5-1 Midtjylland edhe pse danezët kaluan të parët në avantazh dhe për 75 minuta ishin ata skuadra e kualifikuar.

Në fazën tjetër u kualifikua lehtësisht Borussia Dortmund që me komoditetin e fitores 2-0 në ndeshjen e parë, u imponua në Oporto edhe për sfidën e dytë ku triumfoi falë një goli të shënuar nga Aubameyang në pjesën e parë.

Sevilla pësoi një humbje pa shumë dhimbje në Molde ku vendasit triumfuan 1-0 por ky 90 minutësh shërbeu thjesht sa për statistika pasi andaluzianët e kishin hedhur hapin për në fazën tjetër që pas ndeshjes së parë të fituar me rezultatin 3-0.

Baseli u kualifikua vetëm në sekondat e fundit ku ndodhi gjithçka për festën finale 2-1 të vendasve ndaj Saint Ettiene dhe rezultatin e përgjithshëm 4-4 por më shumë gola të shënuar nga zviceranët në fushën kundërshtare.

Festë edhe për Anderlechtin e Besnik Hasit që fitoi 2-1 në “Karaiskaqis” ndaj Olympiacos ku u nevojit koha shtesë pas 90 minutëshit të mbyllur me avantazhin minimal të grekëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707