INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Europa League, kualifikohen Roma e Bilbao, eleminohet Interi [VIDEO]

Publikuar më: 14:10 25-11-2016

Europa League janë mbyllur ndeshjet e raundit e pestë . Manchester United mori tri pikë të rëndësishme ndaj Feyenoordit të Roterdamit, të cilin e mposhti thellë 4-0 në Old Trafford në Grupin A. Ndërsa Fenerbahce kaloi 2-0 ukrainasit e Zoria.

Në Grupin B, Apoel Nikosia u kualifikua për në fazën tjetër edhe pse u mund 2-1 nga Astana. Kualifikohet gjithashtu edhe Olimpiakso që barazoi 1-1 me Young Boys.

Konfirmohet edhe matematikisht në vendin e parë të Grupit E Roma, që shkatërroi 4-1 Viktoria Plzen. Shkëlqeu në Olimpico Edin Dzeko me një tregolësh, ndërsa Perroti shtoi një tjetër finalizim për verdhekuqtë. Skuadra rumune Astra befasoi në shtëpi Austrinë e Vjenës që e mposhti 1-2.

Në Grupin F kualifikohen Gent dhe Atletic Bilbao, të dyja në kuotën e 9 pikëve. Skuadra belge mposhti 1-0 Rapidin e Vjenës, ndërsa baskët 3-2 Sassuolon.

Zhgënjen sërish Interi në Grupin K, me skuadrën zikaltër që u mposht 3-2 me përmbysje nga Hapoel Beer Sheva. Golat e shënuar nga Icardi dhe Brozovic në pjesën e parë dhanë përshtypjen e një fitoreje të lehtë për zikaltërit, por vendasit përmbysën shifrat në fraksionin e dytë duke shënuar tri herë me Maranhao, Newakaeme me 11-mëtërsh dhe Sahar në kohën shtesë. Tashmë Interi nuk ka më asnjë shans për kualifikim në ndonjë ligë evropiane, kjo pasi pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, ka vetëm 3 pikë

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992