Skënderbeu, Tirana dhe Partizani mësuan rivalët e tyre europian me 3 skuadrat shqiptare që patën një fat të ndryshëm nga goglat e Nionit sa i përket skuadrave që do të gjejnë përballë, ku bardheblutë janë skuadra që kapi rivalin më të vështirë, ndërsa korcarët dhe për faktin se ishin kokë grupi do të ndeshen me St.Julia të Andorës. Ndeshjen e parë Skënderbeu do ta luajë në shtëpi, ndërsa të dytën në transfertë.
Partizani doli i dytë në radhë në short dhe gjeti përballë bullgarët e Botev Plovdiv.Ndeshjen e parë Partizani do ta luajë brenda dhe atë të kthimit në transfertë më 6 korrik.
Bardheblutë e Tiranës nuk patën një short të favorshëm në raundin e parë eliminator të Europa League teksa goglat e Nionit peshkuan Maccabin e Tel Avivit për të. Skuadra izraelite, që ka shumë përvojë në kompeticionet europiane është padyshim një emër i vështirë që ka luajtur dhe në fazën e grupeve të Uefa Champions League dikur. Ndeshjen e parë skuadra e Tiranës do ta luajë në Izrael më datë 29 qershor ndërsa të kthimit më datë 6 korrik në Shqipëri.