Sevilla mesa duket është ekip i krijuar posaçërisht për Europa League, trofeun e dytë më të rëndësishëm pas Champions League. Skuadra andaluziane bëhet e para skuadër që fiton këtë turne për të tretin vit rradhazi, si dhe ka forcuar rekordin e saj me 5 tituj të fituar në këtë kompeticion. Ekipi i Unay Emeri mposhti në një finale të madhe të luajtur në St.Jakobs Park, anglezët e Livërpool, të cilët nën drejtimin e Jurgen Klopp kërkuan të barazojnë rekordin e Sevillas, duke fituar këtë eveniment për të katërtën herë në historinë e saj. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 për spanjollët, ndeshje në të cilën kaluan të parët ne avantazh anglezët me anë të Sturridge, por sulmuesi Gameiro barazoi rezultatin, dhe për ta trefishuar mendoi kapiteni Coke, me dopietën e tij.
Kjo ndeshje kishte edhe një rëndësi të veçantë, sepse krahas titullit, dy ekipit donin të shpëtonin sezonin e tyre, pasi ekipi fitues merr pjesë direkt në Ligën e Kampioneve pavarësisht rënditjes në kampionat.