Janë mbyllur ndeshjet e para të Ligës së Europës ku ka pasur rezultate suprizë.
Ajo që ka habitur më shumë ka qenë humbja e Manchester United ndaj Midtjylland me rezultain 2-1 duke humbur në sfidën e parë në transfertë. Lëndimi i portierit David de Gea paraqet një tjetër problem për teknikun holandez Luis van Gaal, që tani vërtet i ka ditët e numëruara tek ekipi i famshëm anglez.
Në ndeshjet e tjera Borussia e Dortmundit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Portos. Fiorentina ka barazuar 1-1 në shtëpi me Totenhemin. Valencia, në një sezon të përgjumur e të vështirë për të, kujtohet e shpërthen me gola ndaj Rapid-it.
Ndërkohë, një tjetër skuadër favorite ka ngecur në ndeshjen e parë. Napoli u gjunjëzua ndaj Villarreal. E dyta sfidë rresht që Napoli e humbet në minutat e fundit.
Të hapur e la kualifikimin për ndeshjen kthyese edhe Liverpool-i, që barazoi pa gola ndaj Augsburg-ut në Gjermani.