INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EUROPA LEAGUE: Shorti cakton ekipin shqiptar përballë Milanit, Skënderbeu i pafat

EUROPA LEAGUE: Shorti cakton ekipin shqiptar përballë Milanit, Skënderbeu i pafat

Publikuar më: 12:26 04-08-2017

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën “Play Off” të Europa Leagues.

Fati i goglave ka vendosur që Milani të përballet me Shkëndijën e Tetovës.

Ndeshjet e para do të luhen më 17 gusht ndërsa ato të kthimit një javë më vonë respektivisht më 24 gusht.

22 fituesit e kësaj faze së bashku me 16 skuadrat që kualifikohen automatikisht dhe 10 skuadrat e mundura në “Play Off” të Champions League do të përbëjnë fazën e grupeve , ndërsa shorti do të hidhet më 25 gusht.

Goglat kanë përcaktuar se skuadra jonë do të luajë kundër Dinamo Zagrebit. Një kundërshtar i vështirë ky për bardhekuqtë e Korçës, megjithatë në futboll “kurrë mos thuaj kurrë”.

Article Logic
Execution time: 0.0028269290924072