INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Europa Lindore në alarm, gripi i derrit përhapet frikshëm, shtetet më të prekura…

Europa Lindore në alarm, gripi i derrit përhapet frikshëm, shtetet më të prekura…

Publikuar më: 11:46 05-08-2019

Më shumë se 120 mijë derra janë therur në Bullgari në përpjekje për të kufizuar numrin e rasteve të gripit të derrit. Një lloj virusi afrikan shkruan prestigjiozja Euronews aktualisht po përfshinë fermat në të gjithë Europën Lindore.

Në Rumani, 300 raste të reja u raportuan në korrik. Ekspertët e shëndetit të kafshëve janë të shqetësuar pasi ky virus ka potencialin të shkatërrojë industrinë e derrit në të gjithë kontinentin.

Si Rumania ashtu edhe Bullgaria kanë ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Qindra mijëra derra janë zhdukur. Por disa fermerë në Bullgarinë e Jugut refuzuan të vrisnin kafshët e tyre të pa infektuara. Të dy vendet janë ndër më të varfrat në Bashkimin Europian. Autoritetet po përballen me një sfidë të konsiderueshme për t’i detyruar fermerët të realizojnë masa parandaluese. Autoritetet deri më tani kanë zbuluar 30 incidente të sëmundjes.

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, tha se qeveria do të kompensojë pronarët që vullnetarisht therin derrat e tyre shtëpiak, pasi vendi po punon për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të gripit afrikan të derrit. Ky virus bartet nga derri i egër i cili më pas mund të përzihet me derrat shtëpiak. Kjo ka potencialin për të hyrë më pas në industrinë e brendshme të derrit.

Greqia tashmë ka ndaluar importet e derrit nga Bullgaria dhe ka shtuar kontrollet në kufi.

Duhet thënë se gripi në fjalë është fatal për derrat, nuk ka asnjë kërcënim për shëndetin e njeriut.
Komisioni Europian ka nxjerrë një vendim duke veçuar Bullgarinë, Poloninë dhe Lituaninë si zona të reja me rrezik të lartë. Deri më tani, në Europën Perëndimore nuk është parë asnjë rast.

Article Logic
Execution time: 0.0040979385375977