INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Europa përvëlohet, Australia shijon dëborën [FOTO]

Europa përvëlohet, Australia shijon dëborën [FOTO]

Publikuar më: 13:06 12-08-2019

Edhe në këtë fillim jave të muajit gusht, anticikloni afrikano verior me ajër përvëlues që vjen nga Saharaja, i shtyn temperaturat të arrijnë pikun deri në 40 gradë Celsius. Rajonet e Europës Jugore, përfshirë këtu Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë po përjetojnë më së shumti valën e të nxehtit.

Mediat italiane raportojnë se në disa qytete termometri ka shënuar 50 gradë.Ekspertët bëjnë thirrje që grupet më shumë të riskuara nga i nxehti si fëmijët, të moshuarit apo personat me sëmundje kronike të evitojnë daljet në orët e pikut nga ora 11 deri në orën 17 të pasditës.

Ndërkohë BBC shkruan se kushtet e motit gjatë kësaj jave në të gjithë kontinentin do të jenë të pëziera me rrezikun e stuhive.

Një sistem moti i presionit të ulët po shtyhet mbi Evropë me vendet skandinave që do të regjistrojnë stuhi dhe erëra të forta në kohën kur Mesdheu do të përvëlohet.Vetëm nga mesi i javës sikurse bëjnë me dije parashikimet do të vihet re një ulje e temperaturave. Ndërkohë që shumë shtete europiane si Zvicra, Austria dhe Polonia, mund të përballen me stuhi.

E teksa Europa digjet, Australia po përjeton dimrin me dëborë me temperatura deri në minus 3 gradë.

moti1.jpg

a2.jpg

 

a1.jpg

a3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035088062286377