INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EUROPOL-i në alarm, Europa e pasigurt dhe prej mafies shqiptare

EUROPOL-i në alarm, Europa e pasigurt dhe prej mafies shqiptare

Publikuar më: 08:25 17-04-2019

Europol ka prezantuar një raport për grupet më të dhunshme të krimit të organizuar që përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane, duke tejkaluar terrorizmin dhe migrimin. Ku më të rrezikshmit konsiderohen grupet mafioze italiane dhe shqiptare që shihen si “lojtarët” kryesorë të krimit në kontinent. Këtë thanë në një konferencë zyrtarë të Europol.

Ndërsa Jari Liukku, Kreu i Qendrës Evropiane të Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Europolit, mendon se në këto moment krimi i organizuar përbën rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE-së.
Zyrtarët thanë se krimi i organizuar ishte “në hije” vitet e fundit kur Europa u përball me një valë sulmesh terroriste dhe një krizë të madhe migracioni. “Për të parandaluar krimin e organizuar ne duhet të veprojmë ndërkombëtarisht, sepse grupet e krimit të organizuar tashmë po e bëjnë këtë” shtoi Liukku, shkruan “France 24”.
Autoritetet evropiane po ndjekin rrugë, që t’i godasin mafiozët kur ata pastrojnë para. “Pesha e pastrimit të parave ka një ndikim të madh në shoqëri, të gjithë sektorët janë destabilizuar dhe mund të rrezikojnë ekonominë dhe sigurinë kombëtare”, sqaroi Liukku.
Një shenjë dalluese e grupeve të reja të krimit të organizuar ishte një nivel në rritje i dhunës.
Suedia në veçanti kishte parë një rritje të pashembullt të dhunës, e ngjashme me "bilanc lufte”, tha zyrtari i lartë i policisë suedeze Jale Poljarevius. Të shtënat fatale ishin rritur nga 15 në vit në 2011 në mbi 40 në vitin 2018, ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2019 ka pasur 12 vdekje me armë në 67 shkëmbime si dhe një të vdekur në 47 shpërthime me granata.

Article Logic
Execution time: 0.0040638446807861