INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurosport: Shqipëria duhet t'ia dijë për nder Platinisë

Eurosport: Shqipëria duhet t'ia dijë për nder Platinisë

Publikuar më: 12:53 26-03-2017

Ndeshja përballë Italisë e vendosi kombëtaren shqiptare të drejtuar nga Xhani De Biazi në vëmendjen e opinionit sportiv ndërkombëtar.

“Eurosport.com” në versionin italian ka bërë një analizë ku ka nxjerrë 5 të vërtetat që e shfaqura nga ndeshja në Palermo. Pavarësisht vëmendjes kryesore te kombëtarja italiane e Venturës, njëra prej të vërtetave është mbi Shqipërinë e De Biazit.

“Që pas kualifikimit në Europian dhe fitores ndaj Rumanisë, është folur shumë për një progres historik të Shqipërisë, dhe me të drejtë. Por fakti është se pa zgjerimin e numrit të pjesëmarrësve në Kampionatin Europian, i realizuar nga ish-presidenti Mishel Platini, kombëtarja e De Biazit do ta shikonte Francën vetëm në hartë.

Progresi i viteve të fundit është i dukshëm: një organizim i mirë, shumë lojtarë që luajnë në Serinë A, një skuadër e aftë për t’u përballur me këdo.

Por hendeku që ndan shqiptarët nga më të mëdhenjtë e Europës, siç u pa dhe në ‘Renzo Barbera’, është ende mjaft i qartë”, shkruan “Eurosport”.

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113