INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EUROSTAT: 480 fëmijë nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së

EUROSTAT: 480 fëmijë nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së

Publikuar më: 14:52 02-05-2016

E pas shifrës alarmante që shqiptarët shënuan me kërkesat e tyre për azil në vendet perëndimore, një tjetër fenomen shqetësues shfaqet në horizont. EUROSTAT ka bërë me dije se të paktën 480 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit që lamë pas.

Në dokumentin e publikuar bëhet me dije se numri më i lartë i tyre është në Britaninë e Madhe ku numri i azil-kërkuesve minorenë shqiptarë është 455. Vende të tjera në të cilat fëmijët janë regjistruar si të pashoqëruar janë Luksemburgu ku numri i tyre është 15 dhe Irlanda me 10. Megjithatë, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi Eurostat ka publikuar vetëm shifrat për grupet e shtetasve që zënë tre vendet e para në të gjitha vendet antare të BE-së për nga numri i kërkesave.

Nga ana tjetër, materiali bën me dije gjithashtu se të paktën 755 të mitur nga Kosova kanë kërkuar azil në shtetet anëtare, ku 745 prej tyre në Hungari si dhe 10 të tjerë në Sloveni. Në terma të përgjithshëm shifrat janë alarmante, në kushtet kur në total numri i fëmijëve të pashoqëruar është 88.300. Kjo shifër është disa herë më e lartë se ajo e regjistruar përgjatë viteve të shkuara. Eurostat komunikon se 91% e të mirturve që kërkuan azil në 2015 ishin djem dhe vetëm 9% prej tyre ishin vajza. Prej tyre, 50.500 i përkisnin moshës nga 16-17 vjec.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816