INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EUROSTAT: Raport për refugjatët, numri i shqiptarëve i lartë!

EUROSTAT: Raport për refugjatët, numri i shqiptarëve i lartë!

Publikuar më: 14:17 05-03-2016

Eurostat ka nxjerrë të dhënat e raportit për azilkërkuesit, që janë regjistruar për herë të parë në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2015. Në total janë bërë 1.255.600 aplikime në të 28 vendet e BE-së, ku kryesojnë ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Po Shqipëria edhe pse nuk është vend në luftë, ka shifra të larta dhe përbën 5 % të të gjithë azilkërkuesve në 2015, që do të thotë rreth 65 935 kërkesa për azil.
Gjermania është me e preferuar nga azilkërkuesit shqiptar, më pas Franca dhe Suedia. Në Gjermani, shqiptarët renditen pas sirianëve për kërkesat për azil, me 12% apo 53 805 kërkesa vetëm në 2015. Ndërsa në Francë shqiptarët bëjnë 4% të aplikimeve, rreth 3220 kërkesa, kurse në Suedi 3.9% të aplikimeve apo 2565 kërkesa.
Eurostat bën të ditur se në 28 vende të BE-së krahas këtyre shifrave, të publikuara për 2015, ka ende edhe 1 milionë kërkesa të tjera në pritje të një përgjigje, ku numrin më të madh e zë Gjermania.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045