INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurostat, Shqipëria me nënat më të reja në Europë! 10% e lindjeve nga adoleshente

Eurostat, Shqipëria me nënat më të reja në Europë! 10% e lindjeve nga adoleshente

Publikuar më: 11:23 13-03-2019

Eurostat ka bërë një analizë të hollësishme në lidhje me moshën e lindjes së grave. Në Shqipëri mbase dhe prej mentalitetit, që vajzat duhet të martohen herët lindjet bëhen në moshë relativisht të re. Mosha mesatare e nënave për herë të parë në Shqipëri është 26.1 vjeç, më të rejat në Europë. Ky trend është dhe në Bullgari. Po nga ana tjetër kemi shifrat më të ulëta në lidhje me gratë që bëhen nëna për herë të parë pas moshës 40 vjeç.
Pas Bullgarisë dhe Shqipërisë për lindjet në moshë të re renditen Rumania me 26.5 vite, Letonia, Lituania, Maqedonia dhe Serbia me 27.8 vite.
Kurse në vendet e zhvilluar gratë lindin më vonë, mesatarja në Itali është 31 vjeç, në Spanjë 30.9 vjeç, Luksemburg 30.8, Greqi 30.4 dhe Irlandë 30.3 vjeç.
Një fenomen që ende nuk po merr fund në Shqipëri është dhe ajo e lindjeve nga të miturat dhe adoleshentet. Në 2017 janë kryer 30.896 lindje, nga të cilat 10% nga vajza nën 20 vjeç. Këto të dhëna bëjnë që Shqipëria të renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente, pas Bullgarisë dhe Rumanisë, në të cilat lindjet për herë të parë nga nënat adoleshentë ishin përkatësisht 13.8% dhe 13.9%.
Rreth 72% e lindjeve për herë të parë në Shqipëri u kryen nga nëna që i përkisnin moshës nga 20-29 vjeç. Ndërkohë 16.1% e këtyre lindjeve u kryen nga nëna që i përkisnin moshës 30-39 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826