Ka përfunduar Eurovision 2018 dhe fitues është shpallur shteti i Izraelit me përfaqëuesin Netta Barzilai e cila konkurroi me këngën “Toy”. Një garë shumë e fortë, në të cilën nga votat e jurisë fitues u shpall Austria, por u deshën votat e publikut që Izraeli të merrte vendin e parë. I shkoi shumë afër fitores shqiptarja Eleni Foureira, e cila u rëndit e dyta me 436 pikë, ndërkohë që Izraeli kishte 529.
Eugent Bushpepa u rëndit i 11-ti me plot 184 pikë, 126 pikë nga juria dhe 58 nga publiku. Vendi 5-të për shqiptarin tjetër Ermal Meta, me plot 308 pikë.