INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EUROVISION u anulua, por a do të përfaqësohemi sërish nga Arilena? Flet menaxheri i këngëtares! [FOTO]

EUROVISION u anulua, por a do të përfaqësohemi sërish nga Arilena? Flet menaxheri i këngëtares! [FOTO]

Publikuar më: 13:29 31-03-2020

Emergjenca e krijuar në të gjithë botën prej COViD-19, ka anuluar shumë evente artistike dhe sportive në të gjithë botën. Një prej tyre ishte edhe Eurovizioni i cili do të mbahej në maj të këtij viti, por që është anuluar duke u shtyrë për vitin që vjen.

Shqipëria do të përfaqësohej këtë vit nga këngëtarja Arilena Ara e cila u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH. Menaxheri i këngëtares Popi Kola në një intervistë për emisionin Rreze Dielli ka folur për herë të parë se si e priti Arilena këtë vendim.

Ai tha se lajmin e morën vesh fillimisht nga media, ndërsa pak minuta më pas ju erdhi njoftimi zyrtar.

“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, ndërkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që çfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. ‘Eurovision’ ishte një nga gjërat që duhej anuluar’, u shpreh Popi Kola.

I pyetur se nëse do kërkohej që edhe vitin tjetër të prezantoheshin me këngën e Arilena Arës, ai shprehet se nuk ka asgjë zyrtare, pasi ka një sërë procedurash që RTSH duhet të ndjekë dhe është ende herët që të flitet për këtë gjë.

mngj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028190612792969